Amy Winehouse nderron jete

Winehouse, tepër e vlerësuar edhe për miksimin që i bënte zhanreve të ndryshme muzikore, përfshirë R&B-në, soul-in dhe jazz-in, u gjet e pajetë në banesën e saj në Londër.
Rrethanat e vdekjes nuk janë ende të qarta. E cilësuar një gjeni, por me një jetë të çrregullt, 27-vjeçarja tepër e talentuar duket se i pagoi shtrenjtë veset e saj. Alkooli dhe droga i kanë kushtëzuar gjithmonë spektaklet e saj, siç ishte dhe rasti i koncertit të fundit në Serbi.
Sipas BBC-së, vdekja është konfirmuar edhe nga zyrtarë të policisë. Sunday Times supozon se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje. Miqtë e këngëtares, shkruan gazeta Daily Telegraph, thonë se në muajt e fundit të jetës, ajo ishte e varur nga vodka dhe se kishte momente që humbiste krejtësisht kontrollin.
Shtypi vendas thotë gjithashtu se brenda kësaj jave, Winehouse kishte humbur ndjenjat në shtëpi të paktën tre herë.