E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, Alban Skenderaj promovon albumin "Ka ende shprese"

VLORE- Këngëtari Alban Skënderaj është rikthyer në qytetin e lindjes për të promovuar albumin e tij të titulluar “Ka ende shpresë”.

Në koncertin e zhvilluar mbrëmë, në mjediset e një nga komplekseve turistik, në bregdetin e Ujit të Ftohtë, për më shumë se nje orë, këngëtari i njohur interpretoi këngë nga ky album. Të pranishëm ishin mjaft të rinj fansa të tij që e kanë ndjekur koncertin duke e shoqëruar gjatë gjithë zhvillimit të tij.

Ky është albumi i tretë në karrierën e tij artistike. Skënderaj tha se koncerti është pjesë e një turneu të organizuar në qytete të ndryshme të vendit.
(s.gatsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›