Amy Winehouse perfundon serish ne spital

Ka mjaftuar nje sherr ne telefon me te shoqin dhe kengetarja Amy Winehouse ka perfunduar ne spital. Ajo eshte shtruar ne kliniken e Londres, pasi eshte ndier keq, si pasoje e nje perzierje pijesh dhe droge, qe konsumoi pas grindjes.
25-vjecarja iu nenshtrua nje serie kontrollesh nga mjeket, qe po e mbajne nen vezhgim prej dy ditesh. Winehouse eshte perballur shpesh me situata te tilla dhe mjeket kane thene se perzierja e pijeve me droge do te ishte fatale per te.
Zedhenesi i kengetares konfirmoi lajmin se Amy ishte shtruar ne spital, por tha se kjo kishte ndodhur nga nje perzierje e gabuar ilacesh dhe jo droge.