Arabi, katër vajza grup muzikor rock-u

Dina, Lamia, Amjad dhe Dareen mbajnë këtë veshje kur performojnë nëpër koncertet e tyre, kryesisht në lokale të nëntokës për të mos fyer autoritetet besimtare.
Katër vajzat kanë krijuar grupin "The Accolade" dhe sapo kanë inxhizuar 'Pinokun". Si pjesa më e madhe e adoleshentëve edhe ato kanë një profil të tyre në MySpace, por performancat shpërndahen në ilegalitet të plotë dhe nuk mund të fotografohen.
Faji i tyre është se bëjnë muzikë rock dhe se janë femra!
Kontrasti në Arabinë Saudite është shumë i fortë: Nga njëra anë gratë nuk mund t'i japin makinës dhe muzika rock shihet si një formë ekstreme e korruptimit dhe nga ana tjetër një person në dhjetë ka një moshë nën 25 vjec.
E kjo nuk ka kuptim tjetër vecse të përkthehet në një dëshirë të madhe për liri dhe një intolerancë ndaj rregullave.
Performimi i fundit i një bande rock-u në 1995 u shoqërua me arrestimin e 300 të rinjve.
Por pjesëtaret e grupit "The Accolade" kanë shkuar përtej cdo kufiri të këtij vendi dhe kanë vendosur të sfidojnë edhe tabunë me radikale: atë të të parit të seksit të dobët.
Por më e cuditshmja është se vajzat, të cilat e kanë marrë emrin e grupit nga një vepër e piktorit anglez Edmund Blair Leighton dhe duan artin në përgjithësi dhe muzikën në vecanti, nuk janë aspak revolucionare dhe nuk e kanë lënë kurrë vendin e tyre të lindjes.
"Ndoshta jemi të cmendura, por duam të bëjmë dicka ndryshe", thotë solistja e grupit, Limia, e cila është shumë e kënaqur edhe me piercing e saj.
Kitaristja Dina shton: "Jemi plotësisht kundër përdorimit të duhanit, drogave dhe alkoolit. Ne respektojmë traditat tona".