Vazhdojnë ekspozitat në Galerinë e Arteve
Në një konferencë në Galerinë Kombëtare të Arteve, u prezantua ekspozita, e cila do të hapet mbrëmjen e së mërkurës. Piktori Bashkim Ahmeti do të risjellë në Galerinë Kombëtare, pikturat të cilat më parë i ekspozoi në Gjirokastër. Janë piktura të realitetit hisorik shqiptar, që sjellin figurat më të njohura, ato që shkruan historinë e Shqipërisë. Rreth 70 piktura mbizotëron ngjyra e kuqe e cila simbolizon frymën kombëtare, gjë të cilën piktori e ka pasion dhe që se shkëput dotë me vendin e tij dhe pse jëton larg prej kohësh. Ekspozita do të sjellë gjithashtu dhe një grup pikturash nga Neë Yorku, pjesa tjetër i përket temës shqiptare "Shqipëria e përjetëshme", të cilat kryesisht do të përqëndrohen tek figura e mbretit shqiptar. Një tjetër tablo pasionante do të sjellë "Nudot", në të cilat autori di ti gërshetojë mirë shijet e tij, pa i ngatërruar ato. Është një kohë relativisht e gjatë në të cilën piktori Ahmeti ka punuar. Që nga viti 2005-2008 ai ka mbledhur me kudes mbi telajo ngjyrat, të cilat i sjell nga New Yorku i largët për bashkëkombasit e vet. Ndërkohë një tjetër ekspozitë këtë herë ka mbylluar siparin e saj. "Nëntori i 11" bashkoi bashkë piktorët më të njohur shqiptar, në një eveniment që sjell dritë, larmi ngjyrash, emocione, dhe teknik skulpture. Ekspozita ka lënë shijen e mirë të një realiteti të vazhdueshëm artistik, që cdo vit është si një risi. Një risi të cilën të gjithë e duan, e përqafojënë dhe marrin me vete shijen e mirë të një evenimenti me ngjyra atdhetare.