Kina censuron "Chinese Democracy"

Kina censuron albumin e ri te Guns N' Roses, “Chinese Democracy”. Ne nje artikull te publikuar nga partia Komuniste ne gazeten “Global Times”, thuhet se albumi vjell vrer dhe hedh shigjeta kunder Kines.
Albumi nuk eshte lejuar te publikohet ne kete vend, per shkak te materialit te ndjeshem dhe referencave per grupin e ndaluar shpirteror, Falun Gong.
Faqja zyrtare ku publikohet albumi ne internet, eshte bllokuar gjithashtu. “Chinese Democracy” eshte albumi me te cilin grupi u rikthye pas 15 vjetesh.
Ne nje nga vargjet e nje kenge, lideri i grupit Axl Rose kendon: "Nese muri juaj i larte shembet, akuzoni veten per kete”. I pyetur per albumin, zedhenesi i Ministrise se Jashtme tha se kinezet nuk e pelqejne muziken e grupit, pasi eshte shume e merzitshme dhe e zhurmshme.