Amy blen shtëpi të re

Amy Winehouse do të kthehet në vendin e saj të dashur me shtëpi të re, në Camden të Londrës Veriore.
Këngëtarja britanik – e cila gjatë kësaj kohe qëndroi në një hotel – ka shpenzuar më shumë se katër milion funte për të blerë një shtëpi të re në këtë zonë.
Shtëpia e re e Amy ka pesë dhoma gjumi, katër banjo, një saunë, një palestër për ushtrime, madje edhe një hapësirë për një studio incizuese.
“Amy ishte duke kërkuar një shtëpi për disa muaj dhe më në fund e gjeti aty ku e kishte kërkuar”, i tha një burim gazetës The Sun.
“Është një shtëpi e madhe që i zë të gjitha”.
Babi i Amy’it, Mitch, kohëve të fundit ka thënë se bija e tij është duke shpenzuar shumë para në blerjen e këpucëve.
“Amy kishte shpenzuar aq shumë para për këpuca – saqë kjo shprehi ju ka bërë sikurse shprehia e drogës”, tha Mitch javën që shkoi.
“Ajo ka blerë njëzet palë këpucë nga dizajneri Jimmy Choo vetë për një mbrëmje. Mandej ia ka kthyer ato të gjitha dhe nuk ia ka kërkuar paratë”.