E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ada nuk ka frikë nga nominimi

01/03/10 15:31

Rezi dhe Ada kanë qëndruar në dhomë dhe kanë biseduar së pari për mënyrën si është ndjerë Rezi natën e së shtunës. Ajo thotë që është ndjerë në siklet më tepër për keqkuptimin e pyetjes së bërë nga Arbana javën e kaluar. Ajo pohon se ajo e ka marrë në tjetër sens pyetjen dhe ka dhënë një përgjigje që për të tjerët ka shkaktuar shumë çudi. Ada i thotë që ajo nuk duhet të shqetësohet pasi këto janë situata që do ti kalojnë të gjithë, ashtu siç javën e kaluar ishin në qendër të vëmendjes Bertina dhe Olta.
Më pas Ada shprehet se do ti vijë keq nëse do të largohet Bledi këtë javë. Ajo vazhdon të thotë se nuk mendon se do të dalë pikërisht ai, por dhe mund të ndodhë. Rezi shprehet që ka menduar se këtë javë do të ishte në nominim pas gjithë atyre debateve që kanë ndodhur nga loja dhe nga lidhja me Mirin. Rezi thotë që ka qënë me fat që Klodi ka zgjedhur zarfin me emrat e djemve për tu nominuar. Po ashtu dhe Ada mendon që ajo do të jetë në nominim këtë javë por Rezi i thotë që ajo nuk ka debatuar me askënd dhe nuk ka pse të jetë. Ada shprehet që ajo nuk e ka problem dhe po të jetë në nominim, ndërsa Rezi i përgjigjet që ajo në Big Brother ka ardhur sikur po shkon me pushime dhe jo në lojë. Ajo tregon që nuk ka ardhur me strategji dhe me mendimin për të krijuar klane dhe grupime. Ajo thjesht do ta shijojë këtë aventurë të bukur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›