Riformatohen Garazhat e Bardha

Rok bendi kosovar “Garazhat e Bardha”, sipas vetë themeluesit të tij, është në një riformatim e sipër, përderisa grupi është duke vazhduar të merret me muzikë pavarësisht largimeve të disa anëtarëve të tij.
Grupi aktualisht është duke marrë pjesë në edicionin e Top Fest 2010, që po mbahet në Tiranë, përderisa më parë ata kanë pasur të realizuar edhe një album, i cili është quajtur “Krejt Si’n’Mjaltë”.
Vitin e kaluar bendi kishte marrë pjesë në Top Fest, ku ishte nominuar në kategorinë “The Best Band” me këngën “Shumë Lagt”.
Albumi i tyre i parë ka pasur tetë këngë, ndërkaq këngët më të njohura janë “Ma jep dorën”, “Shume Lagt” dhe “VERTET”, të cilave këngë ata ua kanë realizuar edhe spotin.
Kënga e re, me të cilën ata do të prezantohen në Top Fest, është “Si mbifuqi”, e cila këngë do të jetë edhe pjesë përbërëse e albumit të tyre të dytë.
“Emrat e anëtarëve të rinj të bendit pritet të bëhen publikë pas riformatimit të tij”, thuhet në një email të dërguar nga Bashkim Myftari.
Një risi tjetër nga anëtarët e këtij grupi është se ata kanë hedhur këngën e tyre edhe në tregun ndërkombëtar më anë të iTunes.
Sipas tyre, kënga pritet të dalë në treg në këtë faqe të njohur nga data tetë mars.
Kështu grupi do të hyjë në histori të muzikës shqiptare si grupi i parë rok që ka hedhur një këngë rok në iTunes. Dihet se më parë këngë në këtë ueb-faqe ka hedhur edhe këngëtarja Genta Ismajli, Alban Skenderaj, tenori Bashkim Paçuku dhe Bleona Çerreti, por nuk kanë pasur sukses.
Grupi shpreson të marrë pjesë edhe në festivalin “Exit”, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.