E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Eranda Libohova

Kishte kohë që po punonte për këngën e saj të re. Nuk u nxitua asnjë çast për ta sjellë, si shumë këngëtarë në fundvit. Kjo pasi donte që produkti i saj i ri të ishte i kuruar në çdo detaj. Dhe në fakt duket se ia ka dalë.

Këngëtarja e mirënjohur, Eranda Libohova këtë fillim shkurti ka hedhur në treg këngën e saj të re dhe duket se ia ka dalë të sjellë një këngë vërtet të suksesshme. Në fakt edhe pritshmëria e fansave të saj ka qenë e tillë.

Këtë herë Eranda ka zgjedhur djemtë e grupit “Burn” për të realizuar muzikën, ndërsa ka vazhduar bashkëpunimin me Big Bastën, që edhe ka shkruar tekstin, e Gent Myftarajin, i cili ka bërë orkestrimin e këngës.

BT

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›