E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana Kristi, për 57 vjetorin e Aleksandër Mosiut

Nesër mbushen 57 vjet nga krijimi i teatri Aleksandër Moisiu në qytetin e Durrësit. Për të festuar këtë përvjetor trupa e teatrit shfaq dramën Ana Kristi fituese e çmimit Pulitzer e dramaturgut amerikan Eegene ONeill, me regji nga Driada Dervishi. Para publikut do të interpretojnë aktorët: Ana Kristi- Klodjana Keco, Krisi-Hysen Bashhysa, Met Burke -Marvin Tafaj, Marta Ouen -Sanie Hoti, Xhoni-Xhelal Tafaj, Postierja-Mimoza Marjanaku. Ana Kristi një nga dramat më

të mëdha të kohës, me një tingëllim tejet njerëzor, impresivisht të vërtetë në karakterin e saj dhe në momentet më kulminante, intensivisht dramatike. E shkruar nga dramaturgu amerikan Eugene O`Neill fitues i katër çmimeve Pulitzer dhe i një çmimi Nobel, Ana Kristi është një pjesë veçanërisht tërheqëse. Suksesi i Ana Kristi e ndihmoi ONeillin të fuqizonte reputacionin e tij si një nga dramaturgët më të mirë amerikane. Ana Kristi është një studim i jetës moderne, e cila dramatizon përzierjen e komedisë dhe tragjedisë, karakteristika të përjetshme të jetës. Dama fokusohet në marrëdhënien problematike ndërmjet një marinari dhe vajzës së tij të cilën ai nuk e ka parë prej gati 20 vitesh dhe kjo marrëdhënie ndërlikohet edhe më shumë nga lidhja e saj romantike me një njeri të detit dhe për të kaluarën e saj me probleme. ONeill prezanton një pamje realiste dhe të dhimbshme të konfliktit familjar dhe të një  realiteti të ashpër të jetës femërore. Publiku dhe kritika e cilësojnë pjesën si një konfirmim të pushtetit të dashurisë dhe të faljes. Ana Kristi tragjedia e një nostromi të vjetër, i cili ka frikë dhe ka mbledhur shumë urrejtje për detin. Në det janë mbytur të gjithë burrat e fisit të tij dhe prej tij janë trishtuar  të gjitha gratë e tyre. Pjesa përfundon me një fund të lumtur dhe për këtë ka pasur kritika të ndryshme. O`Neill duket sikur i sugjeron publikut që ata ta shohin këtë si një fund të lumtur, nëse janë aq miopë sa ta besojnë një  gjë e tillë dhe aq mendjeshkurtër sa ta dëshirojnë këtë gjë.. Ai, më në fund ka kënaqësinë e aludimit në fjalët e mbylljes, ku çdo gjë duket  mjaft e gëzuar për momentin edhe pse ndoshta nuk ka fund për fatkeqësitë, apo vuajtjet e gjithkujt të fshehur në mjegullën e detit.  Kemi një fund të lumtur, me autorin që i mban gishtat të kryqëzuar. Ndërkohë që ky është një institucionin artistik, që mban emrin e njërit prej aktorëve më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, kanë punuar disa breza artistësh, që me punën e tyre krijuese i kanë dhënë jetë më shumë se 120 premierave nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore. Veç regjisorëve dhe aktorëve, një kontribut të veçantë në veprimtarinë teatrale të kësaj trupe dramatike, kanë pasur edhe skenografët. Piktorët e këtij teatri kanë ndërtuar mjediset skenike të shfaqjeve, në të cilat janë realizuar më pas idetë regjisoriale dhe lëvizjet e natyrshme të aktorëve, që mishëronin personazhe nga më të ndryshmit. Historia e teatrit profesionist në Durrës nisi 57 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1953. Në atë periudhë bashkë me regjisorin Pandi Stillu, punoi piktori Ismail Hidri, i cili është skenografi i parë i teatrit profesionist në Durrës. Bashkëpunimet me disa nga regjisorët më të mirë të vendit, janë tregues i aftësive të tij në fushën e skenografisë, një nga komponentët më të rëndësishëm të teatrit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›