Ana Oksa, rikthehet pas katër vitesh me një këngë të re
Këngëtarja italiane me origjinë shqiptare, Ana Oksa është rikthyer në arënën e muzikës pas 4 vitesh heshtje. Ajo ka publikuar një këngë të re, të titulluar “Tutto l’amore intorno”, të shkruar nga Ivano Fosati. Një këngë e fortë, radiofonike dhe moderne e kanë cilësuar mediat italiane, sipas të cilave, i paraprin daljen e një albumi. “Kërkoja një periudhë pushimi pasi nuk doja të qëndroja përherë në televizion dhe të ndiqja ritmet e asaj karriere”, u shpreh Ana gjatë pjesëmarrjes në Festivalin “Gaber 2010” ku interpretoi këngën “Lo Shampoo”. Albumi i fundit i këngëtares “La musica e niente se tu non hai vissuto” daton në vitin 2006.
Anxhelina Zholi
Kërkon mbështetje për refugjatët e Bosnjës
Aktorja Anxhelina Zholi ka kërkuar nga zyrtarët e Bosnjës dhe Hercegovinës që të ndihmojë në kthimin e refugjatëve të larguar gjatë luftës. Aktorja hollivudiane ndaloi në qytetin e Sarajevës gjatë promovimit të filmit të saj të ri “Salt“ dhe shfrytëzoi vizitën e saj për të folur në favor të refugjatëve të zhvendosur gjatë konfliktit të viteve 1992-1995. Në deklaratën e Zholi thuhet: “Shpresoj që së shpejti do të ndërmerren hapa praktikë në përmirësimin e jetës së njerëzve“. Ajo ka kërkuar nga parlamenti i Bosnjës premtimin se do të ndihmojë 113.000 refugjatëve, që akoma nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Lejdi Gaga
Cilësohet mbretëresha e “Tëitter”-it
Miliona fansa të Lejdi Gaga, tani kanë edhe një emër me të cilin mund t'i drejtohen asaj: Mbreteresha e “Tëitter”. Pasi Gaga mposhti këngëtaren Britni Spirs, e cila deri vonë ishte më e ndjekura në rrjetin social “Tëitter”, ajo falënderoi fansat e saj, të cilët gjatë fundjavës kishin kaluar shifrën prej 5.7 milionësh. Ajo përdori internetin për t’i falënderuar njerëzit që e bënë të mundur këtë: fansat e saj. Në një video incizim të postuar, Gaga u fal dashuri percjellëseve të saj, që i bën të mundur dominimin dixhital në botën e muzikës. “Përshëndetje botë, unë jam Lejdi Gaga, mbretëresha e “Tëitter”", ka thënë këngëtarja. "Dëshiroj të falënderoj të gjithë fansat që më kanë vlerësuar”, ka shtuar ajo.
Rihana
Planifikon një këngë me David Guetën
Rihana është duke planifikuar të regjistrojë një këngë për albumin e saj të radhës me producentin francez të muzikës dance, David Gueta, i cili është duke sfiduar rivalët e tij, pasi bashkëpunimet e fundit me FloRidan dhe me “Black Eyed Peas” kanë qenë suksese të mëdha. Megjithatë, Gueta nuk e ka ndërmend të ndalet dhe tani dëshiron që të bashkëpunojë me Rihanën. “Unë po flas me Rihanën për të bërë një këngë, por asgjë nuk është e konfirmuar. Tani për tani po planifikoj që të rikthehem me muzikë të re në albumin e ardhshëm, i cili do të lançohet verën e ardhshme”, tha Gueta.
Xhenifer Aniston
“Jam një femër e pavarur dhe e lumtur”
Ylli i Hollivudit, Xhenifer Aniston, thotë se ajo është një femër e pavarur. Aktorja, e cila është divorcuar nga Bred Pit dhe aktualisht thuhet se po del me një bankier nga Europa dhe kohë pas kohe po shoqërohet me ish-të dashurin Xhon Majer, thotë se ajo nuk ka nevojë për mashkull. “Jam shumë më e mirë me vendimet e mëdha se sa ku do të shkojmë për darkë. Vërtet jam e vetëkënaqur dhe e pavarur, ndonjëherë për shkak të fajit, do të thosha. Por më parë do të isha e tillë se sa e pashpresë. Kam qenë mbijetuese në një mënyrë, duke u pjekur. Kam pasur meshkuj të mrekullueshëm në jetën time, dhe kam pasur lidhje të mrekullueshme”, ka thënë Aniston.
U2
Zgjat turneun edhe në Australi
Rokeri Bono duket se ka bërë një rikuperim të shpejtë pasi i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik në muajin maj, kur më pas ka zbuluar planet për të zgjeruar turneun botëror në Australi. Ai mbeti pjesërisht i paralizuar në këmbët e tij, pasi u diagnostikua dëmtime në shpinë dhe grupi u detyra të ndërpresë një varg koncertesh. Por Bono u rikthye në skenë në Torino të Italisë më herët gjatë këtij muaji, vetëm tre muaj pas operacionit dhe tani dëshiron ta zgjatë turneun “360 Degree” deri në fund të vitit. “U2 gjithmonë ka qenë në formën më të mirë kur ka qenë i rrethuar nga publiku, dhe me një produksion të jashtëzakonshëm bën që kjo të realizohet në stadiume. Ka qenë e rëndësishme për bendin që jemi në gjendje të sjellim ‘360’ në Australi dhe Zelandë të Re”, ka thënë menaxheri i grupit, Pol Mekguines.
Bleik Liveli
“Hollivudi dominohet nga meshkujt”
Bleik Liveli mendon se meshkujt kanë më shumë mundësi se sa femrat në industrinë e filmave. Aktorja e filmit “Green Lantern”, e cila bëri famë me filmin “The Sisterhood of the Travelling Pants” në moshën 16-vjeçare, ka një listë të aktorëve si shembull, por thotë se ajo nuk lakmon në karrierën e askujt tjetër. “Njerëzit më pyesin se karrierën e kujt adhuroj dhe gjithmonë përgjigjem me meshkujt. Kjo nuk do të thotë se nuk ka femra të mahnitshme në këtë biznes, por ndjej se meshkujt ende kanë mundësitë më të mira. Mendoj se ka shumë njerëz që i admiroj për arsye të ndryshme sa nuk mund të shoh në jetën e një personi dhe të them, “E dua këtë jetë, dua të kem historinë time”, ka thënë aktorja.
Xhiana Nanini
Do të bëhet nënë në moshën 54-vjeçare
Xhiana Nanini do të bëhet nënë në moshën 54 vjeçare dhe është në muajin e pestë të shtatzënisë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane. Prej vitesh një ndër zërat më të dëgjuar të rokut italian kishte shprehur dëshirën se donte një fëmijë. Xhiana, e cila gjendet në Londër për regjistrimin e albumit të saj më të fundit, është fotografuar duke blerë veshje në dyqanin “Pretty Pregnant”, një ndër më prestigjiozët e Anglisë. Asnjë konfirmim nga këngëtarja apo stafi i saj, ndërkohë që nuk dihet ende babai i fëmijës. Shumë personalitete janë shprehur të çuditur lidhur me këtë ngjarje, pasi këngëtarja dukej se nuk e kishte shumë përzemër një familje.
24 Gusht 2010