E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-të, kundërrezolutë për Kosovën

Gjithashtu qëndrim tjetër themelor i kësaj rezolute, është përfundimi se “statusi i Kosovës tashmë është i zgjidhur - pavarësia”. “Uashingtoni ende nuk ka vendosur nëse do ta dorëzojë direkt rezolutën e vet, apo nëpërmjet vendeve mike, bie fjala nëpërmjet Shqipërisë”, ka deklaruar për gazetën serbe “Blic”, analisti amerikan me origjinë serbe, Obrad Kesiç.

Ai shtoi se para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kushtuar përveç të tjerash edhe çështjes së Kosovës, nuk duhet pritur ndryshimi i qëndrimit të deritashëm i SHBA-ve, pavarësisht se administrata po ndryshon.

Sipas Kesiçit, Uashingtoni fuqimisht do të vazhdojë të këmbëngulë që Beogradi të ndryshojë rezolutën e vet dhe prej saj të heqë jo vetëm pjesën e hyrjes ku konstatohet se është e papranueshme shpallja e njëanshme e pavarësisë, por edhe fjalinë në të cilën kërkohet që të bisedohet për “të gjitha çështjet e hapura” ku përfshihet edhe statusi i Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›