Ana e ëmbël e një ylli popi

Historia frymëzuese e jetës së një prej këngëtareve më të njohura në botë, Katy Perry. Rrugëtimi i saj, që nga fëmijëria në një familje fetare, e deri tek vështirësitë dhe sakrificat për të arritur majat e suksesit.
Pamje nga pas kuintave dhe koncerteve të turit të saj një vjeçar. Një rrëfim i mahnitshëm, që tregon se nëse je vetvetja, mund të arrish gjithçka.
Ky është me pak fjalë një film për një jetë interesante të një këngëtare shumë të përfolur sot në botë, për yll të popit që tashmë e njohin shumica e tinejxherëve anë e mbanë globit.
Sipas një adhuruesit të ri të Katy Perry, që është paraqitur në “Katy Perry: Part of Me” thotë se të jesh në koncert të Katy Perryit është sikurse të qëllohet nga një shigjetë magjike.
Ky film është një film dokumentar por i realizuar më ndryshe, me taktikë 3-D, përderisa regjinë e filmit e kanë bërë Dan Cutforth dhe Jane Lipsitz, përderisa filmi trajton jetën me plot barriera të këngëtares.
Jo vetëm në ekran por edhe në jetën e saj, edhe në prapaskenë, në koncert dhe në të gjitha aspektet ju nuk mund të shikoni një Katy Perry të qetë. Kjo ndoshta është suksesi i jetës së saj.
Perry tashmë është një yll i ri i pop, një “pjesë e jona” përderisa në film trajtohet ajo pjesë në kronika të udhëtimit të saj në turne duke e bërë atë përsëri një këngëtare edhe më të dashur për ta.
Katy është plot jetë dhe tregon vetëm anët pozitive të koncerteve të saj. Ajo bën aksidentë vetëm më sheqerka dhe me puthjes çokollata me ngjyrat e së cilëve bën edhe kostumet e saj por edhe dizajnin e skenës.
Ndoshta Perry është vetëm një tjetër vajzë e ëmbël e muzikës pop. Por, ajo në film tregon se sa është energjike dhe sa duhet të jeni të aftë që të jenë në treg kur futeni në muzikën komerciale.
Ata që e shohin film nuk do të pendohen, sidomos këngëtarët, sepse nga ai do të mësojnë shumë. Të mësojën se si është të jesh një yll popi.
Filmi është i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe do të shfaqet në javën e ardhshme në DigiGold kanal që në Kosovë e sjell IPKO.
------
Katy Perry: Part of Me
Regjia: Dan Cutforth dhe Jane Lipsitz; montazha: Scott Richter; kostumet: Johnny Wujek; producentë: Brian Grazer, Katy Perry, Martin Kirkup, Bradford Cobb dhe Steven Jensen; Distributorë: Paramount Insurge Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 37 minuta.
Protagonistë: Katy Perry, Adam Marcello, Casey Hopper, Patrick Matera, Joshua Moreau, etj…