E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio barazon në Juventus

Pavarësisht një dominimi total të kampionit të Italisë, Juventus - ata nuk kanë arritur që të shënojnë gol në portën e Marchettit i cili ka qenë fajtori kryesorë që Juventus mos të shënoi fitore në ndeshjen Juventus - Lazio.

Pjesa e parë e takimit filloi me sulme të shpeshta të Juventusit të cilët vazhdimisht ishin në kërkim të golit të parë, por pa sukses.

Giovinco ishte disa herë pranë shënimit të golit dhe bëri disa depërtime të mira, ashtu sikurse edhe Quagiarela që po ashtu ishte shumë pranë golit, por pa sukses.

Pjesa e parë e takimit përfundon me rezultat të barabartë 0-0.

Edhe pjesa e dytë filloj me të njëjtin ritëm, me Juventusin që kërkonte golin e fitores dhe Lazios që shfytëzonte kundërsulmet dhe mbrohej mirë.

Këtu vlen të veçohet portieri Marchetti i cili bëri disa pritje fenomenale dhe ja ndaloj golin vendasve.

Minutat shtesë të pjesës së dytë ishin të tëra të Juventusit por ato nuk i mjaftuan kampionit që të arkëtoi tri pikë.

Kështu Juventus vazhdon të jetë i pari në Serie A pasi që ka pesë pikë më shumë se Inter që është në pozitën e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›