Topin e Artë jepjani Messit

Pedro Rodriguez ka zbuluar se dëshiron që Lionel Messi ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
Përfaqësuesi argjentinas shihet si favorit për ta fituar për herë të katërt këtë çmim prestigjioz, së bashku me rivalin Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarin Andres Iniesta.
“Vota ime do të shkojë për Messin. Nëse jo ai, shpresoj që këtë çmim ta fitojë njëri nga spanjollët, Xavi, Iniesta, Casillas ose Ramos. Vota ime do të shkonte për Messin, Xavin e Iniestan”, deklaroi Pedro për të përditshmen spanjolle Marca.
Messi e kishte fituar Këpucën e Artë në tetor, pasi kishte realizuar 50 gola në La Liga sezonin e kaluar.