E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana tjeter e Kujtim Shehut

Ne skene e njohin si kengetar. Fillimisht si natyre, qe pelqente serenatat dhe kenget melankolike. Me pas do e degjonim te kendonte edhe kengen popullore. Por te pakte jane ata, qe e njihnin Kujtim Shehun edhe si mesues. Ndoshta, ky fakt u vu me teper ne dukje pas realizimit te nje kenge me ish-nxenesen e tij, Megi Zonja. Mbase shume njerez e kujtojne, variantin "ala shqiptar", te kenges "Vivo per lei", qe perpara pak kohesh u shfaq me nje klip ne stacionet tona muzikore. Realisht te gjithe ata, qe njohin interpretimin e pakrahasueshem te Andrea Bocelit e paten pak te veshtire te gjenin arsyet e ketij varianti shqiptar. Por, sidoqofte, asgje nuk e pengoi realizimin e ketij dueti. E pra, ky eshte Kujtim Shehu, qe kete radhe shfaqet si familjar i rregullt, ndersa zgjedh te pushoje ne nje dite vere ne kompleksin e pishinave "Mai tai".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›