E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arbri, jam perseri me Madalenen"

Prania e Madalenes ne krah te Arbrit, duket se ua ka ndalur rrugen perfundimisht thashethemeve rreth jetes private te fituesit ne edicionin e pare te "Big brother". E dashura italiane e djaloshit, qe arriti te fitonte simpatine e shqiptareve, ndodhet ne Tirane prej disa ditesh dhe jo pa arsye. Ajo eshte shfaqur pasditen e se martes, ne fushaten sensibiluzese dhe promovuese, qe Arbri ka ndermarre. "Me Madalenen shkojme shume mire dhe prania e saj ne Tirane i verteton fjalet e mia", tregon Arbri per gazeten. Nga ana tjeter, ai shton se gjithcka eshte komentuar ne lidhje me Besarten, ka qene e gabuar. "Me Besen kemi nje miqesi shume te mire familjarisht. Respekti eshte reciprok, qe brenda shtepise se "Big brother". Besarta, e cila ka qendruar per disa dite ne apartamentin e Arbrit gjate vizites se saj ne Shqiperi, tashme eshte larguar drejt Kosoves, por, pasi ne Tirane kishte ardhur Madalena. Keshtu qe, te dyja vajzat kane pasur mundesine te takohen dhe te njihen me njera-tjetren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›