E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rudina Magjistari, preferon shoqet dhe cigaren

Tani qe sezoni televiziv perfundoi, duket se Rudina Magjistari ende nuk ka menduar per pushimet. Por, nese nuk e shohim te shfaqet ne ekran, kjo nuk do te thote se ajo eshte zhdukur nga qarkullimi. Vazhdon te menaxhoje qendren e saj te estetikes dhe paralelisht gjen kohe edhe per t'u takuar me mikeshat e aferta. Nuk dime, se cila eshte femra ne foto, (te pakten mund te themi, qe nuk i perket ekranit) megjithate nga sa shihet, prania e saj e sjell vertet ne humor Rudinen. Ajo eshte fotografuar nga paparazzi yne, vetem nje dite me pare ne kompleksin "Tajvan", ndersa ka shperthyer ne te qeshura, kur ka shkembyer nje batute me kamerierin e lokalit. Por imazhit te qeshur te Rudina Magjistarit i duhet edhe nje komponent tjeter dhe, me sa duket, plotesuese ne kete panorame gazmore eshte cigarja. Nderkohe, qe pas ndarjes nga kryebashkiaku Rama duhet te themi se vajza e ekraneve vazhdon te shfaqet ne shoqerine e femrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›