E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne zonen turistike te Viroit

Zjarr i papritur ka perfshire dje pasdite nje siperfaqe pyjore ne afersi te pikes turistike te Viroit, rreth 3 kilometra lar qytetit te Gjirokastres. Menjehere sapo kane ardhur ne vendngjarjes forcat zjarrfikese kane vene nen kontroll brenda nje kohe rekord flaket. Nderkohe, burime nga Policia e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpetimit kane bere te ditur per gazeten "KJ" se ende nuk dihen shkaqet e ketij zjarri te shfaqur ne kete zone turistike. Sipas burimeve, ne vendngjarje forcat e policise kane bllokuar dje qarkullimin e automjeteve per te lehtesuar levizjen e mjeteve zjarrfikeseve. Gjate diteve te fundit ne rrethin e Gjirokastres jane shenuar 5 raste zjarresh ne kullota.

B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›