E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi e Joana me dy partnerë të rinj

Pasi kanë dalë nga një lidhje dhe nga një “reality show” si “Big Brother”, ku kanë përjetuar një izolim të shfaqur në ekran, Anaidi dhe Joana vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Ata krijuan një intimitet brenda shtëpisë, aq sa të gjithë ishin kureshtarë të shihnin se si do të vazhdonte jashtë kjo histori, por që nuk u desh shumë kohë për ta zbuluar sepse Anaidi, pasi u shpall fitues të shtunën e spektaklit, të dielën në programin “Fan’s Club” doli me deklaratën se ishte “single”, duke renditur arsyet pse nuk do vazhdonte me Joanën. Ky pohim i tij publik në fakt krijoi shumë reagime, për faktin se do të kishte tingëlluar disi me e zbutur deklarata e Anaidit, nëse këtë vendim do ia pohonte asaj personalisht në fillim.

Gjithsesi, pas përballjes në “Post Big Brother”, ku të dy ia kanë thënë në sy njëri-tjetrit gjithçka, tashmë vazhdon jetën secili për qejf të vet.

Joana këtë javë ka pasur dhe ditëlindjen, ka mbushur 27 vjeçe, duke festuar në shoqërinë e miqve të saj.
"Panorama" ka publikuar fotografit te Joanës ndërsa festonte e qeshur si gjithmonë mes shumë miqve, dhe në mënyrë të veçantë me djalin simpatik brun, siç e shihni në foto. Ajo ka pozuar pa problem në krah të partnerit të ri, duke iu gëzuar ditës së saj speciale.

Anaidi nga ana e tij natyrisht që e ka listën më të gjatë, me ftesat që i bëhen si triumfuesi i “Big Brother 6”. Jeta e tij duket më aktive se kurrë tashmë që është në qendër të vëmendjes së publikut, pasi ishte i vetmi banor i “BB6” që doli i fituar nga kjo lojë.

Kështu ka rënë në sy prania e tij në festen e organizuar pas finales së “Top Fest 10”, ku ka qenë në shoqërinë e Daniela Kokës, vajzës bionde që e kemi parë të shfaqet si çorientuesja e lojtarëve të programit “Tjetri” në “Top Channel”. Ata kanë vazhduar argëtimin së bashku gjatë mbrëmjes. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›