E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri që do Armina

Armina Mevlani prej disa kohësh është e lidhur me djalin e Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, njoftojne mediat shqiptare.

Ditë më par ë“Shekulli” botoi lajmin që konfirmonte lidhjen mes saj dhe Shkëlzenit. E pyetur nga gazeta, ajo nuk pranoi të komentojë gjë, por nuk e ka mohuar. “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flas, nuk dua ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është gjithçka mund të shpreh.”

Por si e përshkruan Armina atë që po kalon në dashuri? Duke mos e identifikuar të dashurin e saj, 22-vjeçarja ka dhëne nje interviste,ku thote se është shumë e dashuruar.

“Nga 1 deri te 10 jam e dashuruar 8.5. Ai10”-, shprehet Armina per mediat shqiptare. Në këtë intervistë ajo tregon disa detaje në lidhje me raportin e saj të dashurisë, por edhe preferencat dhe pretendimet që ka në një lidhje. Biseda është bërë me moderatorin e emisionit “Kasketa”, Kastro Zison.

Armina beson se do të vijë momenti që edhe ajo të kete një unazë në gisht,ndersa ka treguar si e mendon propozimin:
"Nuk di pse, por kam parë një pikturë kur isha në Korfuz me shokët dhe shoqet e mia. Në atë pikturë ishte një djalë që i propozonte një goce në një pyll të errët, të jepte imazhin e drakulës. Që nga ai moment, mendoj se dua të më propozojnë në një pyll. Këtë dëshirë kam."

E pyetur se kur ka propozuar për të fundit here, ajo shprehet:
"Jo, nuk e bëj dot atë gjë. Unë jam tip shumë i vështirë edhe në përzgjedhje. Nuk e ke idenë sa e vështirë jam. Njerëzit kujtojnë se kush e di sa të dashur kam pasur, por realisht jam shumë, po shumë përzgjedhëse!"

"Unë vetë jam shumë ambicioze. Dua të eci shumë përpara dhe në karrierën time dua që të ngjitem lart. Më pëlqen që të punoj për atë që dua. Normalisht, nuk mund të jem me një mashkull që nuk ka perspektivë për veten. Perspektivë për mua do të thotë që, pasionet e veta, t’i bëj jetike, t’i bëj të prekshme dhe t’i bëj jetëgjata", eshte shprehur Armina lidhur me tipin e mashkullit qe do.

Ajo ka mohuar se do te mund te lidhej ndonjehere me nje kamarier,  duke sqaruar: "Jo, sepse ai kamerier nuk ka bërë asgjë për jetën e vet. Ai nuk ka dashur të shkollohet dhe të ndërtojë një jetë më të mirë se sa ajo që i ofron puna si kamerier. Unë di të luftoj për gjërat që dua dhe nuk mund të qëndroj pasive me një person që nuk lufton për gjërat që do. Çdo njeri ka një pasion në jetë dhe nuk besoj se ndonjëri do të donte të ishte kamerier në jetë. Por dua të theksoj edhe diçka: mashkulli duhet të jetë i mirë, i kuptueshëm, tolerant. Unë nuk mund të jem me një kriminel, është logjike kjo." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›