E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha ''i prekshëm''

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjate fundjaves eshte shfaqur ne ekrane me i afert nga çdo here tjeter.

Ai u shfaq fillimisht  te premten në emisionin “Zona e lirë” e gazetarit, Arian Çani në TV Klan spontan edhe pse pati një ditë të ngarkuar me takime elektorale.

Kjo ishte hera e parë që lideri demokrat pranon të marrë pjesë në një emision televiziv të një formati ndryshe nga ato politikë sikundër është “Zona e lirë”.

Çani pasi i kërkoi Sofisë që të hapte një shishe shampanjë me rastin se kryeministri Berisha e nderoi me vizitë në emisionin e tij, ai i kërkoi lejen kryeministrit që ti bënte një kontroll të trupit.
“Më fal doktor të fus pak duart, Ledio nuk paska antiplumb na ka genjyer piktori”, u shpreh Çani. 

Këtë gjë e konfirmuan edhe aktoret e spektaklit të humorit të "Apartamentit 2XL". Ata kane shuar kureshtjen e tyre por edhe të audiencës, nëse Berisha mbante vertet antiplumb apo jo? Dhe pas ketyre kontrolleve ka rezultuar se kryeministri është i "pastër".

Nuk ndodh shpesh të prekesh kryeministrin me atë nivel sigurie që ai ka por duket se fushata i ka dhëne efektet e veta. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›