55 të vdekur në një tentativë për të liruar të burgosurit

Një tentativë nga grupi islamik i ‘Boko Haram’ për të liruar të burgosurit në një qytet verilindor në Nigeri, shkaktoi të paktën 55 viktima. Përleshja nisi pasi terroristët sulmuan rojet e një burgu.
Sipas zëdhënësit të policisë pas shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë të paktën 55 persona, mes tyre 22 policë, 14 roje burgu, dy ushtarë dhe 13 terroristë.
Terroristët e grupit islamik pasi sulmuan burgun dhe arritën të lirojnë 105 të burgosur, sulmuan edhe një stacion policor dhe disa ndërtesa qeveritare./Indeksonline/