E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet "vogëlushja" e “Etheve”

Në 10-vjetorin e karrierës së saj, rrëmbeu nga “Top Fest”- i çmimin e madh.

Ky ishte fati i Samanta Karavellës, e cila në gjithë këto vite, marrëdhënien me finalet e festivaleve nuk e ka pasur shumë të mirë. Por pavarësisht kësaj, suksesi nuk i ka munguar. Shumë prej këngëve të saj janë kthyer në hite, duke e shndërruar kështu ‘vogëlushen’ e “Etheve” në vajzën që zotëron skenat.

"Ka qenë vërtet një nga momentet më emocionuese të jetës sime. Mua më dukej një ëndërr, s’arrija ta besoja. Një befasi e bukur në këtë 10-vjetor të karrierës, që për koinçidencë qëlloi të jetë edhe 10-vjetori i “Top Fest”. Megjithëse kënga ishte shumë e pëlqyer nga publiku dhe ishte komentuar shumë pozitivisht nga të gjithë, unë sërish isha skeptike," ka rrefyer Samanta per GSH,  emocionet që përjetoi në ato momente,duke shtuar:Jam shumë e kënaqur që erdhi në këtë moment. Ishte i nevojshëm në fakt, sepse me gjithë pjesëmarrjet e mia në disa festivale, ende nuk e kisha një vlerësim. Më vjen mirë që pas kaq shumë kohësh erdhi pikërisht çmimi i parë… Për më tepër nga “Top Fest”-i, ku numëroj pesë vjet pjesëmarrje dhe në katër vitet e para nuk kam qenë as finaliste. “Top Media” më ka bekuar në një farë mënyre me këtë çmim. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›