Kthimi i Unikkatilit

Ashtu siç kishte premtuar, Unikkatil publikoi të shtunën pas mesnate këngën e tij të re, të titulluar “U çova prej vorri”.
Kënga e shumëpritur nga fansat shqiptarë të reperit, është lansuar vetëm në version audio, pasi Unikkatili kurrë nuk ka lansuar videoklip.
Në “U çova prej vorri”, Viktori interpreton me tekst që flet kryesisht për vizitën që ai ka bërë në Kosovë dhe koncertin që ka mbajtur në Prishtinë më 15 korrik 2012 dhe se si kjo e ka motivuar atë që të rikthehet më fuqishëm.
Pa kaluar 20 orë nga publikimi në You Tube, kënga tashmë ka afro 160 mijë klikime dhe më shumë se 80 mijë komente. /Indeksonline/
/>