E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi flet për lidhjen speciale Rike-Elona, banorët plasin në të qeshura

naidiBanorët janë duke drekuar dhe po diskutojnë me njëri-tjetrin per marrëdhënien Rike-Elona. Sipas Anaidit, marrëdhënia e tyre e ngushtë tani ka filluar të bjerë në sy, sepse në fillimi kanë qënë shumë banorë dhe vëmëndja nuk ishte e fokusuar tek to. Teksa Anaidi flet për to, Iliri qesh. Anaidi tregon se dje në mbrëmje teksa bëntë muhabet me Riken dhe Elonën, ato gjithë kohës shihnin njëra-tjetrën në sy dhe ai ishte ndjerë në siklet dhe u kishte kërkuar vajzave që ta shihnin ndonjëherë kur fliste. Marrëdhënia e tyre tani është kthyer në një temë shakaje për Ilirin dhe Anaidit të cilët flasin për to dhe qeshin. Anaidi mendon që Rikja dhe Elona janë verbuar nga marrëdhënia që kanë. Këtë gjë e aprovon edhe Iliri i cili thotë se ja tha dje të dyjave kur po debatonin që duhet të hapin sytë sepse si e kanë nisur nuk shkojnë asgjëkundi.

Teksa po diskutojnë, afrohet Elona dhe Anaidi i thotë se sa herë futet Rikja në shtëpi, pas disa minutash futet edhe Elona. Ai bën habi nga kjo marrëdhënie dhe nis ta ironizojë. Vajzat nuk reagojnë, madje e marrin me të qeshur ato çka tregon Anaidi. Elona reagon nga të qeshurat së Iilrit dhe i kërkon atij, që të qeshë sa të dojë por ta bëjë në mënyrë natyrale. Megjithatë ajo ndihet mirë që arriti ta bëjë Ilirin të qeshë. Rikja përdor ironi me Anaidin dhe i thotë se po e bën shumë për të qeshur me gjërat që thotë. Ajo më pas thotë se Anaidi po e ekzagjeron shumë me gjërat që po tregon ndaj saj dhe Elonës. Rikja për Inat të Anaidit afrohet pranë Elonës dhe e përqafon. Banorët shpërthejnë në të qeshura.

Vajzat komentojnë reagimin e Ilirit ndaj situatës së tyre. Sipas Rikes, Anaidi kur është vetëm është shumë ndryshe dhe kur është me Ilirin ai ndryshon sjellie, sipas saj Anaidi kur është vetëm është më pozitiv. Kurse për të qeshurën e Ilirit, Elona mendon se ai qesh nga halli dhe jo nga malli.

Burimi: BB6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›