Tragjedia e Himarës, nëna e viktimës: Ktheva lekët e dëmshpërblimit
TIRANE - Një vit pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studente të universitetit "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, duket se në Himarë asgjë nuk ka ndryshuar. E njëjta rrugë, e njëjta qetësi e frikshme, veçse tashmë aty në greminën e thepisur ka një dëshmi të gjallë të asaj çka ndodhi. Shtrirë si një njeri në lëngatë, duket autobusi që i çoi 11 vajza në udhëtimin e fundit. E ndërsa sot, ai autobus do ngjallet për një ditë. Buqeta me lule e lot do derdhen sërish mbi të. Lotët e atyre që mbetën pas, e të afërmve të 13 viktimave. E ky 1-vjetor, nuk mund të mos përtërinte dhimbjen e nënës së 21-vjeçares Aurora Molla, njëra prej viktimave të kësaj tragjedie. Në shtëpinë e saj në Vërdovë të Pogradecit, hyjnë e dalin njerëz, ashtu si atë ditë që e përcollën për në banesën e fundit, e në çdo cep 'përplasesh' fytyrë më fytyrë me dhimbjen. Mes lotëve, familjarët thonë se tashmë përveç Aurorës, kanë humbur edhe shpresën për drejtësi, pasi përgjegjësit e kësaj tragjedie nuk u gjetën. Më 21 maj të 2012-ës, rreth orës 16:30, një autobus i mbushur me studente të universitetit të Elbasanit që ishin nisur për ekspeditë në Sarandë, ra në një humnerë 80 metra të thellë. Në këtë aksident humbën jetën 13 persona dhe 22 u plagosën. Shkaku zyrtar i aksidentit ishte shpejtësia tej normave. Për nder të 13 viktimave, 22 maji u shpall ditë zie kombëtare. Në një rrëfim për "Gazetën Shqiptare", Shqepe Molla, nëna e Aurorës, thotë se ndihet e zhgënjyer nga kompania e sigurimeve, e cila u premtoi dëmshpërblim, por po u ofron shuma qesharake. Shqepe Molla nuk ka ngurruar të akuzojë edhe qeverinë, që sipas saj, ka qëndruar indiferente.
Znj. Shqepe, sot mbushet një vit nga tragjedia e Himarës. Si ndiheni?
Më dhemb zemra. Vetëm një nënë mund ta kuptojë dhimbjen time. Ndihem e vdekur dhe e pakallur në dhe. Më duket sikur më kanë hequr një pjesë të shpirtit. Sot u bë një vit, erdhën shoqet e saj, por Aurora ime jo, nuk erdhi (përlotet). Sytë më mbetën nga porta, duke pritur që ajo të vijë. Dua të ndjej erën e saj. Që të jetoj, kam nevojë për të.
Si e kujtoni 21 majin?
Kam frikë të kujtoj, kam frikë të flas për atë ditë. Ka kaluar plot një vit, por unë e kam para syve gjithçka ndodhi. Kisha marrë borxh pa fund për ta nxjerrë atë vajzë me shkollë, kisha hequr bukën nga goja për të realizuar ëndrrën e saj të studimeve. Por ëndrrën ia prenë në mes, ma vranë Aurorën.
Të mbijetuarat nga tragjedia e Himarës kanë protestuar për dëmshpërblimet e aksidentit. Ju, solidarizoheni me to?
Patjetër që solidarizohem. Ato kanë nevojë për ilaçe, u duhet ajo ndihmë financiare. Por kompania tallet me ne, familjet e viktimave, edhe me to. Pak ditë më parë na morën në telefon nga kompania e sigurimeve dhe na afruan afro 3 milionë lek të reja, por i refuzuam. Paratë nuk mund të ma zhbëjnë dëmin, dhe aq më pak një shumë e tillë qesharake. Kjo është një tallje që bën kompania me ne. Ne do i drejtohemi gjykatës dhe do kërkojmë dëmshpërblimin që na takon, se më vranë vajzën në moshën më të bukur.
Pra do hapni një proces gjyqësor kundrejt kompanisë?
Patjetër që po. Nuk mund ta lejoj atë që të tallet me gjakun e vajzës sime. Do ndjek të gjitha procedurat ligjore për të përfituar dëmshpërblimin që më takon. Duan të na mbyllin gojën, por kjo s'ka për të ndodhur.
Deri tani, keni trokitur në ndonjë derë institucioni për të përfituar ndihmë financiare?
Dyert për ne janë të mbyllura. Qeveria gjoja reagoi tri ditët e para të tragjedisë dhe më pas heshti. Gënjeshtra pa fund dhe ne ja ku jemi. Me borxhe dhe me vështirësi të mëdha, dhe për më tepër, pa vajzën time. Drejtësia, një vit më parë në Shqipëri nuk bëri një njeri përgjegjës për vdekjen e 13 personave, por bëri fajtor shoferin që vdiq. Kjo është drejtësia?!
Për ju, kush është fajtori i tragjedisë?
E kam thënë dhe herë të tjera: Fajtorë të vetëm janë ata pedagogë që kërcënuan vajzën time dhe shoqet e saj për të shkuar në ekspeditë. I kërcënuan se nuk do u jepnin provimet dhe nga frika e krediteve u nisën në 'ekspeditën e vdekjes'.
Nëse koha do të kthehej pas, çfarë do bënit?
Sikur të ndodhte! Do ta ndaloja vajzën në atë ekspeditë të mallkuar.
Keni një apel në këto momente?
Jam e zhgënjyer dhe nuk kam më besim tek askush, as tek drejtësia dhe as tek shteti.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Një vit nga tragjedia e Himarës, nëna e viktimës: Ktheva lekët e dëmshpërblimit