E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit nga tragjedia e Himarës, studentët kërkojnë dëmshpërblimin

luletElbasan- Si sot një vit më parë ndodhi tragjedia e Himarës, ku 13 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën. Edhe pse kanë kaluar 12 muaj, dhimbja dhe hidhërimi mbisundon në familjet e viktimave, 11 prej të cilëve ishin studentë. Të mbijetuarit flasin me dhimbje për largimin nga jeta e miqve dhe shokëve të tyre, ndërsa në profilet në rrjetet sociale e kujtojnë me dëshpërim 21 majin.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë pasdites, kur dy autobusë me studentë të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ishin nisur për një ekspeditë disa ditore në zonën e jugut. Por gjatë rrugës njeri prej tyre, devijoi dhe ra rreth 60 metra në humnerë në zonën e quajtur qafa e Vishës, afër Himarëas. Pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti, familjarë, miq dhe të afërm të viktimave kanë vendosur lule në kujtim të tyre.

Por edhe pse ka kaluar një vit nga tragjedia, familjarët e viktimave dhe të lënduarit nuk kanë marrë dëmshpërblimin që u takon nga shteti. Nëna e Aurora Mollës, nga fshati Vërdovë i Pogradecit, e cila humbi jetën, shprehet se e ka refuzuar dëmshpërblimin qesharak që i është ofruar, ndërsa ka kërkuar që kompanitë e sigurimeve të ndalin talljet dhe të mos ofrojnë shuma minimale dhe qesharake. Mes lotëve dhe dëshpërimit, ajo shprehet se bashkë me vajzën e saj humbi edhe drejtësia, pasi nuk ka dalë asnjë përgjegjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›