Berisha: Jemi shembull i tolerancës fetare, por jo ndaj dhunës në familje
Tiranë- OSBE-ja ka zhvilluar sot në Tiranë një konferencë mbi tolerancën dhe diskriminimin, ndërsa kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm se qeveria do të bashkëpunojë në këtë aspekt.
Shefi i ekzekutivit deklaroi se vendi ynë është një shembull sa i përket tolerancës fetare, duke thënë se ka një bashkëjetesë shembullore midis komuniteteve.
Çështjet e tolerancës dhe diskriminimit janë një gjë shumë e vjetër. Ato nxitën qytetërimet tona drejt kohërave më barbare. Këto çështje janë vërtetë shumë dimensionale. Në këtë vend, në Shqipëri dhuna ndërfetare asnjëherë nuk ka qenë problem serioz, dhe unë jam krenar për ketë. Toleranca fetare gjithmonë ka ekzistuar, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për dhunën në familje apo homofobinë. Në fakt është një situatë e pavaforshme për të, -tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se qeveria është e gatshme të punojë akoma më shumë sa i përket bashkëpunimt për mosdikrimnimin dhe tolerancën fetare.
Kreu i kësaj konference, njëkohësisht dhe përfaqësuesi i Ukrainës, Yevhen Sulima, ka thënë se do të vijojë lufta ndaj diskriminimit.
Vendet e OSBE-së kanë miratuar një program arsimimi në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit. Me rëndësi është që të inkurajojmë luftën kundër diskriminimit. Falenderojmë Shqipërinë për organizimin dhe mikpritjen e kësaj konference në Tiranë- tha ai.
I pranishëm ishte edhe ministri i jashtëm, Aldo Bumçi, i cili ka inkurajuar vijimin e tolerancës fetare dhe armonisë mes komuniteteve.