E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi rrëmben zemrat e shqiptarëve, triumfuesi i Big Brother Albania 6

anaidi-arbanaTiranë- Anaidi mban emrin fituesi i edicionit të gjashtë të Big Brother Albania. Reality show më i ndjekur në Shqipëri ka ulur siparin e tij mbrëmjen e djeshme në një natë plot surpriza dhe emocione.

Pas plot 100 ditësh, katër finalistët, Shpendi, Elona, Iliri dhe Anaidi kanë lënë pas shtëpinë më të vëzhguar, me emocionet lojërat, show-n që kanë dhuruar 24 orë për adhuruesit e shumtë që i kanë ndjekur.

Dhe ka qenë publiku që me votat e tij i ka dhënë kurorën triumfuesit të spektaklit të djeshëm, i cili zgjati plot pesë orë.
Ka qenë ndoshta edhe hera e parë që edhe vetë banorët e dalë nga shtëpia javë pas jave, pothuajse kanë qenë të të njëjtit mendim në lidhje me fituesin, e nëse disa nuk e shprehën, brenda tyre dukej që e dinin se kush do të fitonte.

27-vjaçari nga Tirana me lojën, batutat, situatat e ndryshme që ka dhuruar brenda shtëpisë ka bërë për vete publikun që e çoi deri në finale dhe i dha edhe fitoren.

Surpriza të shumta për banorët finalistë mbrëmjen e së shtunës, brenda shtëpisë janë futur miqtë më të afërt të secilit, motrat e Elonës, vajza e Shpendit, e fejuara e Ilirit dhe prindërit dhe Joana për Anaidin.

Komente të ndryshme ka patur edhe në rrjtetet sociale rreth fitores së Anaidit. Shumë janë shprehur skeptikë edhe për dhuratat që ai ka marrë. makina i takonte ilirit,- shkruan dikush.

Nuk mjaftoj cmimi që i dhat por dhe makin?mos do e fusni dhe në pun e ti hiqni dhe dasmën?…,- shkruan një tjetër.

Ndërsa komentet pozitive: mbase anaidi ishte pak i lig por ama ishte shum i shkathet ne krahasim me te tjeret.,- shkruan një fanse yteksa një tjetër: ME I MIRIIIIIIIIIIIIIIIII love youuuuu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›