Analistet Deshtim total me statusin

E merkure 29 Shkurt 2012 1702
FLAMURI I BE-seAnalistet dhe politologe akuzojne politiken shqiptare per qendrime inferiore dhe servile ndaj nderkombetareve ne lidhje me anetaresimin e vendit ne BE. Kur Serbia eshte ne prag te marrjes se statusit te vendit kandidat dhe Shqiperia e rrezikon ta humbe kete mundesi per te treten here deshtimi i pritshem eshte komentuar si dobesi shtetit shqiptar dhe mungese totale e politikes se jashtme.
Ndersa shteti Serb sipas analisteve pavaresisht problemeve te shumta me Kosoven dhe pakicat atje ka qene e palekundur ne qendrimet dhe vendimet e saj. Sokol Balla argumenton se faji per deshtimin e trete te Shqiperise ne raport me Brukselin eshte i qeverise por edhe i opozites. Analistet e shohin te zymte te ardhmen e Shqiperise ne lidhje me anetaresimin ne bashkimin evropian. Madje sipas tyre afrimi i Serbise ne BE do te ndikoje negativisht jo vetem per shtetin shqiptar por edhe ate te Kosoves. Nje dite me pare kreu i qeverise dhe opozites pranuan rrezikun e humbjes se shansit te trete te Shqiperie per marrjen e statusit te vendit kandidat. Nga 12 kushte te vendosura nga bashkimi evropian politika ka plotesuar vetem nje zgjedhjen e avokatit te popullit. Ndryshe nga rasti i Shqiperise po dje Serbia mori sinjalin pozitiv te bashkimit evropian per marrjen e statusit.
ShareTweet
ShareTweet