Sequi: Lufta kundër korrupsionit, pikë kyçe për integrimin
Bashkimi Europian po i kujton vazhdimisht Shqipërisë se lufta kundër korrupsionit është një pikë kryesore e integrimit të vendit drejt familjes europiane. E treguar kjo edhe në progres-raportin e vitit të kaluar, ku BE i kërkoi Shqipërisë marrjen e masave për antikorrupsion ndaj të gjithë sektorëve. Për këtë diplomati i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, tha se është mjaft e rëndësishme që të shohim cështjen e imunitetit. Heqja e imunitetit, thotë Sequi i bën zyrtarët të jenë të ndëshkueshëm.
“Të luftosh korrupsionin është një nga prioritetet kryesore për të qene pjesë e Bashkimit Europian. Progres-raporti i vitit të kaluar tregoi se është e domosdoshme lufta ndaj korrupsionit në vend. Në këtë rast është e rëndësishme ti drejtohemi cëshjes së imunitetit, ku heqja e tij do të bëjë që të gjithë të jenë të ndëshkueshëm. Fokusi i BE-së edhe në këtë projekt i drejtohet antikorrupsionit. BE ka financuar një projekt me Ministrinë e Inovacionit për këtë qëllim”-ka thënë Sequi.
Ministri Genc Pollo tha se lufta antikorrupsion është një proces i gjatë që mat zhvillime. Bashkimi Europian ka financuar 2.1 milion euro në drejtim të Shqipërisë për të nisur projektet monitoruese për të luftuar korrupsionin në vend. Projekt ky që do të zgjasë 10 muaj dhe do të mbyllet me një raport se cfarë është bërë në këtë drejtim.