Koreja e Veriut pranon moratoriumin nuklear
Koreja e Veriut ka pranuar të pezullojë pasurimin e uraniumit si dhe testimin e raketave me rreze të gjerë bëjnë në të ditur zyrtar të SHBA-së dhe Koresë.
Departamenti i Shtetit Amerikanë gjithashtu bën me dije se Koreja e Veriut ka pranuar që të lejojë që OKB të dërgoj inspektorë për të monitoruar reaktorin e saj në Yongbyon.
Në këmbim, SHBA do ti dërgojë Pejongut 240 000 ton ndihma ushqimore. Lëvizje vjen pas bisedimeve të mbajtura javën e kaluar mes dy vendeve në Pekin. /F.S/