E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikon kartën e identitetit duke përdorur foton e një aktori të njohur

Karta e falsifikuar

Padyshim që rregulli parë për hajdutët që falsifikojnë një kartë identiteti është vendosja e një fotoje që nuk njihet nga të tjerët. Por një kriminel nga Brazili e ka injoruar këtë rregull, duke përdorur foton e aktorit Jack Nicholson.

Ricardo Sergio Freire de Barros, 41 vjeç, u arrestua në tentativë për të hapur një llogari bankare me kartën e falsifikuar. Policia ka bërë të ditur se mes aktorit dhe hajdutit nuk ka ngjashmërinë më të vogël.

Barros kishte përdorur një portret të aktorit të bërë në vitin 2003 nga fotografi i gazetës Nju Jork Tajms Martin Schoeller.

Tentativa e vetme e hajdutit ishte vendosja e një emri të panjohur si Pedro dos Santos. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›