Analistet Fushata e Romnit ne veshtiresi

Lidhur me gafën e radhës së kandidatit republikan Mit Romney, analistët thonë se ky është më i fundit i hapave të gabuar të fushatës Romney, në një pikë kyçe të garës presidenciale. Analistët politikë thonë se këto komente mund ta lenë në pozicion inferior gjatë fushatës për një farë kohe zotin Romney. Analisti Scott Faulkner, i cili ka punuar me presidentin Ronald Reagen dhe udhëheqësit republikanë të Kongresit gjatë viteve ’90, thote se keto komente kane per te
dëmtuar ish-guvernatorin e Massachusetsit për disa arsye dhe e para është se njerëzit i shqetëson ekonomia dhe jo ndihma sociale. “Më e mira që do të ndodhte, është se do ta largonte atë nga vija e parë e garës dhe më e keqja do të ishte se komentet mund të përdoren vazhdimisht në reklamat e shumta që jepen në periudhën para zgjedhjeve” -thotë analisti.
Analistë të tjerë thonë se zoti Romney ndodhet tani në mesin e një dy javëshi aspak të mirë për fushatën e tij, që filloi me një rritje të vogël në anketimet e publikut menjëherë pas kuvendit republikan në Tampa.
Analisti me eksperiencë të gjatë Tom DeFrank i gazetës Neë York Daily Neës thotë se këto çështje e kanë larguar zotin Romney nga thelbi i mesazhit të fushatës së tij lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.
Anketimet e publikut tregojnë se votuesit vazhdojnë të pëlqejnë më tepër Presidentin Obama se sa zotin Romney.
Anketimet më të fundit tregojnë se Presidenti Obama kryeson me pak diferencë garën me zotin Romney, që nga koha e Kuvendit të demokratëve si në shkallë kombëtare, edhe në në shtetet ku gara është e ngushtë, ku të dy kandidatët po zhvillojnë fushatë të ashpër.