Regjistrimi i votueseve amerikane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka nisur procesin e regjistrimit të shtetasve amerikanë të aftë për të votuar pasi vetë ambasada ka për detyrë që të mundësojë çdo shtetas të marrë pjesë në votime prandaj dhe njëkohësisht ka nisur edhe sqarimi se do të kryhet ky proces.
“Ajo që ne po bëjmë sot është të regjistrojmë për njerëzit që votojnë. Të dërgojmë këto regjistrime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më pas të bëhet shpërndarja në shtetet përkatëse. Më pas shtetasit amerikan do të kenë mundësinë që të marrin atë fletë votimi ta firmosin dhe të sigurohen se vota e tyre do të numërohet. Sepse në fund çdo votë ka rëndësinë e vet, dhe i bëjmë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit”, u shpreh përfaqësuesi ambasadës amerikane në vendin tonë.
Sipas tij, theksoi se ky proces është shumë i rëndësishëm pasi çdo shtetas amerikan ka të drejtën dhe përgjegjësinë për të votuar.