Analistet Fushate zgjedhore pa ide te reja

Ne Maqedoni sot permbyllet fushata parazgjedhore per zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 5 qershorit. Partite politike gjate fushates 20 diteshe para elektoratit kane shpalosur platformat dhe kane prezantuar strategjite se si do ti zgjidhin problemet dhe do te udheheqin vendin gjate 4 viteve te ardhshme. Analistet politike ambientin premtimet retoriken e perdorur ne fushate dhe rolin e mediave e kane vleresuar si nje proces me te qete per dallim nga zgjedhjet e meparshme parlamentare por njeherit kane theksuar edhe mangesite qe jane shprehur ne kete fushate.
Latifi Fushate e zbehte pa oferta reale politike
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift eshtja e emrit e pret skenen politike pas zgjedhjeve
Drejtori i Institutit per Demokraci dhe Zhvillim Veton Latifi thote se fushata parazgjedhore ka qene e zbehte dhe me nje mungese te ofertes reale politike. Ne mitingjet e partive eshte verejtur nivel i ulet i dinamikes politike e programore dhe ne anen tjeter nivel i larte i dinamikes polarizuese duke pasur parasysh ashpersine e retorikes. Sipas Latifit ndonese motivi pikenises i ketyre zgjedhjeve ishte ne nje forme situata emergjente per zgjidhjen e kontestit te emrit me Greqine ne kete fushate cuditerisht nuk u shpalos ndonje vizion i partive politike per zgjidhjen e ceshtjes se emrit Dhe kjo eshte tejet shqetesuese pasi qe nje nga sfidat e para qe do ta pret skenen politike pas zgjedhjeve do te jete pikerisht ceshtja e emrit. Kurse ne fakt gjate fushates madje edhe diskutimi per emrin ishte gati inekzistent ne kete drejtim vlereson Veton Latifi. Ne te dy kampet etnike politike qofte shqiptare apo maqedonase nuk jane ofruar ide te reja politike por premtime te konsumuara thote Latifi Gjate kesaj fushate zgjedhore ne programet politike nuk u verejt ndonje oferte konkrete dhe ndonje mekanizem real per implementimin e premtimeve qe ne fakt edhe nuk pritej pasi qe behet fjale kryesisht per premtime joreale dhe jokonsistente .
Mehmeti Retorika e bllokut maqedonas me e ashper se e atij shqiptar
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nikola Gruevski Fushata zgjedhore e VMRO DPMNE
Analisti Ibraim Mehmeti thote se per dallim nga fushatat e tjera nje retorike me e ashper kesaj radhe eshte verejtur te blloku politik maqedonas per dallim nga ai shqiptar Ne fushaten e partive shqiptare kesaj rradhe kemi tema ekononomike qe eshte ndoshta hera e pare dhe mendoj se kjo gjithashtu ka ndikuar pozitivisht.
Ai ka verejtje edhe ne rolin e mediave ne fushate Perkrahja qe ata ia shprehin platformave te ndryshme politike kesaj rradhe eshte shume e dukshme dhe mund te verehet qarte se cili medium cilen platforme politike e perkrah.
Karakamisheva E djathta maqedonase mjaft e percare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva thote se percarja me e madhe ne kete fushate eshte verejtur tek e djathta maqedonase Ndarja e se djathtes maqedonase ne parti te vogla rezultoi me nje retorike te ashpersuar ne fushate. Lufta per te uzurpuar hapesiren politike ne fakt elektrizoi tej mase ambientin e fushates thote Karakamisheva.
Analistet kane droje se situata relativisht e qete dhe pa incidente te medha gjate fushates parazgjedhore mund te perkeqesohet ne diten e zgjedhjeve. Prej sonte ne mesnate hyn ne fuqi heshtja parazgjedhore ndersa votimi do te zhvillohet me 5 qershor.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Angjelina Verbica