Analistet: Kosova pasive per shtrirjen e autoritetit
Analistet per ceshtje politike ne Prishtine thone se Qeveria e Kosoves, deri me tani, eshte treguar pasive ne drejtim te perpjekjeve per shtrirjen e autoritetit ne veri te Kosoves. Ata theksojne nevojen e krijimit, sa me pare, te nje agjende konkrete te veprimit, per te instaluar kontrollin shteteror ne veri te qytetit te Mitrovices, i cili qe nga periudha e pasluftes ne Kosove vazhdon te jete i ndare ne dysh. Analisti Ismail Hasani konsideron se ekzekutivi kosovar, permes bashkepunimit te te gjitha dikastereve qeveritare, duhet te ndermarre hapa konkrete per t'u shtrire ne veri. Per kete, sipas tij, ekziston nje mbeshtetje e fuqishme e mekanizmave nderkombetare qe veprojne ne Republike. Mungesa e autoritetit ne veri pergjate pothuaj 10 vijetesh, sipas vleresimeve te eksperteve, ka shkaktuar dhe deme te dukshme financiare per shtetin e Kosoves, te cilat, nder te tjera, vinin si pasoje e kontrabandes me mallra te ndryshme. Sundimi i ligjit dhe ekonomia, sipas analistit tjeter Driton Lajci, jane fushat kryesore, ne te cilat duhet te perqendrohet Qeveria e Kosoves, per te rikthyer kontrollin edhe ne pjesen veriore te vendit. Ai shprehet kunder bisedimeve me Qeverine serbe per ceshtjen e veriut te Mitrovices, gje qe, sic pohon ai, duhet te zgjidhet permes dialogut ndermjet perfaqesuesve te institucioneve kosovare dhe banoreve serbe te pjeses veriore te Mitrovices.
Veriu i Kosoves, serbet vazhdojne ndikimin nga Beogradi zyrtar
Veriu i Kosoves qe nga paslufta ka qene pjesa me e ndjeshme e Kosoves, sikurse ne aspektin politik, ashtu dhe ne ate te sigurise. Pakenaqesite e banoreve serbe te veriut rreth shpalljes se pavaresise se Kosoves ne shkurt te vitit te kaluar, ishin manifestuar me protesta te shpeshta dhe veprime te tjera, sic ishin djegia e pikave doganore, uzurpimi i gjykatave dhe te tjera. Nderkaq, mendohet se banoret serbe te Mitrovices vazhdojne te jene te ndikuar nga politika e Beogradit zyrtar.