E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja humbet nje pozicion

Shqiperia zbriti nje pozicion me poshte, ne renditjen e pergjithshme te FIFA-s. Kombetarja shqiptare pozicionohej, pas publikimit te djeshem te FIFA-s, ne vendin e 79-te. Nje muaj me pare Shqiperia ishte ne vendin e 78-te, ndersa dy muaj me pare ne vendin e 81-te. Gjate muajit te fundit kombetarja nuk ka zhvilluar asnje ndeshje. Pas Maltes, ne baze te vleresimeve per lojen dhe rezultatin, pozicioni i kombetares pritet te ndryshoje disa shkalle. Portugalia ndodhej ne vendin e 11-te dhe kishte humbur nje pozicion, krahasuar me nje muaj me pare. Suedia ndodhej ne vendin e 25-te dhe fitoi gjashte vende. Ne vendin e 43-te renditej Hungaria, qe kishte fituar gjashte vende. Ne vendin e pare, ashtu si dhe gjate muajve te fundit kryesonte Spanja, kampione e Evropes, e ndjekur ne vend te dyte nga Gjermania. Ne vend te trete ne klasifikimin e pergjithshem te FIFA-s, renditej, Holanda.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›