E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova: Serbe, festoni me ne diten e Pavaresise

Udheheqesit kosovare i kane ftuar te gjithe qytetaret, sidomos ata serbe te veriut te Kosoves, qe t'i bashkohen festes se njevjetorit te pavaresise se Kosoves dhe te heqin dore nga deklaratat dhe veprimet destruktive qe nxiten nga Beogradi. Presidenti dhe kryeministri i Kosoves, pas takimeve te ndara qe zhvilluan dje me ministrin e deleguar te Puneve te Jashtme te Luksemburgut, Nikolas Shmit, u drejtuan mesazhe serbeve te veriut te Kosoves qe te distancohen nga politika e Beogradit dhe te fillojne qe te ardhmen e tyre ta shohin ne Kosoven e pavarur. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi se prapa strukturave qe paralajmerojne dhune e destabilizim ne veri, qendron Beogradi. Por, ai ua ka terhequr verejtjen atyre qe paralajmerojne dhune dhe djegie te pikave kufitare, se do te ballafaqohen me ligjin dhe organet e rendit. "Deklarimet e tyre ju i dini, tani e ne vazhdimesi. Per vullnetin e personave te tille, ata do ta digjnin komplet Kosoven. Pra, eshte nje ceshtje joracionale dhe jashte kohes ne te cilen jetojme dhe fatkeqesisht mbeshteten edhe ne qarqe tjera shpeshhere", tha Sejdiu. Sipas tij, eshte me rendesi qe te dihet shume qarte se ai dhe te tjere qe jane edhe piromane, edhe shumecka te ngjashme, do te ballafaqohen me ata qe jane te obliguar te mbajne rendin dhe stabilitetin e vendit, flas edhe ne kuptimin fizik.

Nderkohe, kryeministri Hashim Thaci tha se keto dite Kosova po pergatitet per festen e madhe te kremtimit te njevjetorit te pavaresise. Andaj, ai tha se do te deshironte qe ne kete feste t'i shihte te gjithe pa dallim etnie. "Ne duam te besojme se do te kemi nje kremtim dinjitoz dhe shume krenar prej qytetareve te Kosoves, me rastin e pervjetorit te pavaresise. Ishte nje vend i suksesit te jashtezakonshem dhe historik te vendit dhe qytetareve tane", theksoi Thaci. Sipas tij, pavaresia e Kosoves eshte ne interesin e gjithe qytetareve te Kosoves dhe jo vetem te nje etnie, prandaj ftesa ime per te gjithe qytetaret, pa dallim etnie, eshte qe te bashkohen ne kremtim Nga anen tjeter, diplomati nga Luksemburgu, Nikolas Shmit, tha se ndihej i kenaqur qe Kosova kishte realizuar me ne fund endrren e saj per pavaresi. Ai deklaroi se ndiente keqardhje qe disa vende te Bashkimit Evropian ende nuk e kane njohur Kosoven. Por, shprehu bindjen e tij se Kosova eshte ne rruge te mire qe te ndertoje nje shtet demokratik. "Ne i mbeshtesim ambiciet e Kosoves qe te jete pjese e familjes evropiane, ngase kete e konsiderojme si nje qellim te vertete, qe do te sillte stabilitet, paqe e prosperitet per te gjitha vendet e ketij rajoni", tha ministri Shmit. Nderkaq, lidershipi i Kosoves po pergatitet jo vetem per te organizuar kremten e pare ne njevjetorin e pavaresise, por edhe per t'u ballafaquar me sfidat eventuale, sidomos ne veri, pas paralajmerimeve kercenuese te disa udheheqesve serbe ne ate pjese te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›