E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia pezullon zgjerimin e aktivitetit bankar

Kriza dhe risku nga zgjerimi i aktivitetit bankar ka bere qe Ministria e Financave te Greqise te pezulloje zgjerimin e ketij aktiviteti ne rajonin e Ballkanit.

Lajmi behet i ditur nga Ministria greke e Ekonomise dhe nuk eshte pergenjeshtruar nga asnje banke. Sipas burimit, pezullimi eshte i nevojshem per shkak te rrezikut te larte qe ekziston ne vendet ballkanase.

Per kete arsye ne te 800 deget qe bankat greke kane ne Ballkan eshte urdheruar forcimi i rregullave per kreditimet e reja.

Megjithate, pavaresisht pezullimit, deget e bankave greke po gjejne menyra per te derguar para kesh.

Nderkohe, pervec Greqise vende te tjera te rrezikuara jane Turqia dhe Bullgaria, nderkohe qe Shqiperia dhe Maqedonia klasifikohen si vende me te sigurta.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›