Analistet Politika e dyfishte e Beogradit

Analistët e çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se politika e Beogradit zyrtar po vazhdon të jetë e dyanshme, në njërin drejtim ka përpjekje për të mos i prishur raportet me Brukselin dhe në drejtimin tjetër ka qëllimin ta mbajë nën tension situatën në veri të Kosovës.
Sipas tyre, këtë e dëshmojnë edhe deklaratat e fundit të kryetarit serb, Boris Tadic, i cili ka kërkuar nga përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës që të lejojnë lëvizjen e lirë të KFOR-it dhe EULEX-it.
Analisti Ismail Hasani thotë për radion Evropa e Lirë, se veprimet e KFOR-it e kanë demaskuar politikën e Beogradit.
“KFOR-i, me stepjen e vet, është duke prodhuar efekte shumë pozitive, për sa i takon daljes në sipërfaqe të politikës zyrtare të Beogradit, e cila realisht është duke u përpjekur që, në të njëjtën kohë, të luajë me dy karta - me Brukselin dhe me të ashtuquajturit përfaqësues ilegalë të serbëve që operojnë sot barrikadat e rrugëve”, thotë Hasani.
Deklaratat e përfaqësuesve serbë të veriut të Kosovës, pas takimit me kryetarin e Serbisë, nuk kanë qenë në favor të asaj që do të nënkuptonte se është arritur ndonjë pajtim në mes tyre dhe Tadiqit, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për lirinë e lëvizjes së KFOR-it dhe të EULEX-it në veri të Kosovës.
Analisti Shenoll Muharremi thotë se Serbia po përpiqet të manovrojë dhe të krijojë pozicion më fleksibil karshi Brukselit.
“Serbët e veriut e kanë kuptuar se kur vjen momenti i interesit të vetë Serbisë, ata mund të mos jenë aq të përkrahur. Andaj, është një situatë tepër komplekse dhe e ndjeshme. Edhe pse Serbia po mundohet të prezantojë një ndryshim të qasjes së saj, unë mendoj se ajo nuk po e adreson problemin në esencë”, thotë Muharremi.
Të dy këta analistë vlerësojnë se deklaratat e fundit të kryetarit serb, Tadiq, se ka arritur një pajtueshmëri me serbët e veriut të Kosovës që t’i inkorporojë ata në grupet e ekspertëve të Serbisë në dialogun me Kosovën, janë tentime që në mënyrë të tërthortë t’i faktorizojë serbët e veriut dhe vetë veriun, duke e pretenduar si pjesë të veten përballë Kosovës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Barrikadat, Rexhepi paralajmëron arrestime
Përfundimi i aksionit në zhvillim për heqjen e barrikadave në veriun e banuar me serbë do të pasohet me dy të tjera.
Si KFOR ka anashkaluar qeverinë
Nuk i anashkalojnë deklaratat se veriu është pjesë e Kosovës, por kur është fjala për të qenë pjesë e zhvillimeve në këtë rajon, autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës janë pothuajse krejtësisht jashtë loje. Serbi, thirrje pro Kosovës nëpër stadium
Tifozët e “Sorcida Sanxhak”, skuadër e qyetit të Novi Pazarit në Serbi, kanë brohoritur pro pavarësisë së Kosovës. Ata kanë shpalosur në stadium parrull si “Kosova jashtë Serbisë” e shumë të tjera në mbështetje të Kosovës së pavarur. Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri
Presidenti Barack Obama dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë. Barrikadat, sërish në rrugë
Që prej se enjtes kur KFOR-i filloi aksionin për largim të barrikadave në magjistralen e Adriatikut, apo në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, që çon në pikë-kalimin kufitar 31 në Bërnjak, kjo nuk ka ndodhur ende. Në fshatin Zupç, ndërsa pak metra më tutje mund të shihet njëra nga barrikadat, në këtë rrugë, që nuk është larguar ende, ndërsa pas saj janë edhe disa të tjera.
Lajmet kryesore
Barrikadat, Rexhepi paralajmëron arrestime
Tjetër aksion për heqjen e bllokimeve
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale