Rusi ndalohet vezhguesja e pavarur

Liderja e grupit të vetëm të pavarur për monitorimin e zgjedhjeve në Rusi është ndaluar për disa orë nga policia, një lëvizje që ajo e ka cilësuar si presion të qeverisë ndaj grupit përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Liderja e Golos, Lilya Shibanova u ndalua në aeroportin kryesor të Moskës pasi refuzoi të dorëzonte për kontroll kompjuterin e saj laptop. Të premten grupi në fjalë u gjobit për shkelje të ligjit elektoral.
Deputetët rusë kanë shtruar pyetjen përse Golos, një organizatë e financuar nga jashtë, lejohet të monitorojë zgjedhjet ruse.
Golos, që do të thotë “zë” ose “voto”, është një grup i respektuar përsa i përket mbikëqyrjes së proceseve zgjedhore dhe është themeluar nga BE dhe SHBA.
Ai siguron trajnime për vëzhguesit dhe menaxhon një faqe interneti ku mblidhen ankesat për abuzime gjatë procesit elektoral.
Të premten, organizata kishte regjistruar mbi 5 mijë ankesa në lidhje me zgjedhjet e së dielës, shumë prej të cilave kishin të bënin me partinë në pushtet, Rusia e Bashkuar, e drejtuar nga kryeministri Vladimir Putin.
Shibanova, duke folur për një stacion radiofonik rus ditën e premte tha: “Ne lamë avionin dhe vazhduam për kontrollin e pasaportave pa pasur probleme. Më pas, ata kërkuan sendet e mia personale dhe tani po përpiqen të më marrin kompjuterin, gjoja për një kontroll”.
Ajo u lirua vetëm pasi u dorëzoi autoriteteve laptop-in e saj. E pyetur nëse ndalimi ishte një përpjekje për të bërë presion mbi grupin, ajo tha: “Sigurisht. Kjo është një lojë tjetër”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Sabri Godo
Shkrimtari dhe politikani ndërron jetë në moshën 82-vjeçare
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Energjia, Financat bien dakord në parim
Arkitekti i euros: U lancua me defekt
Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë