Ndahet nga jeta Sabri Godo

Eshte ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjecare, shkrimtari dhe politikani i njohur Sabri Godo. Zoti Godo prej disa ditësh ndodhej nën kujdesin intesiv shëndetesor të mjekeve.
Prej gati 7 muajsh, ai vuante nga nje semundje e rende ne mushkri. Edhe pas ndërhyrjes së mjekeve megjithese shendeti i tij u stabilizua përkohësisht, gjendja e tij ishte e veshtire. Politikani, skenaristi dhe shkrimtari Sabri Godo mbante kohet e fundit postin e presidenti të nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë.
Ai ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvine dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tirane ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete, ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.
Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 Sabri. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet.Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Sabri God ka qenë një nga hartuesit kryesor të kushtetutës dhe ka dominuar në spektrin e politikës shqiptarë si politikan i urte dhe i mencur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Homazhe për pretendentin e Fronit Mbretëror
Energjia, Financat bien dakord në parim
Arkitekti i euros: U lancua me defekt
Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë