Massa-Hamilton, akuza ne distance

Felipe Massa ka kundershtuar Lewis Hamilton, i cili eshte shprehur se fajin per prekjen ne Fuji e kishte braziliani.
Pas kesaj gare, dy kandidatet per titullin boteror kane vazhduar te akuzojne njeri-tjetrin per momentin kur Massa u detyrua te kaloje pjesen e vijezuar per te evituar, cka solli edhe goditjen e makines se britanikut. Ky incident detyroi brazilianin Massa te futej ne bokse per te ndaluar 10 sekonda.
“Ai me zuri rrugen prandaj tentova te kaloja ne ate pjese. Zuri cepin dhe kaloi por me pas me goditi”, thekson Hamilton.
Por kete deklarate nuk e pranon piloti i Ferrarit, sipas te cilit, ai moment ishte thjesht nje incident gare. “Nuk e godita qellimisht. Per mua u be me e veshtire kur mora penalizimin qe ndikoi shume ne garen time”, u shpreh Massa. “Kam nje marredhenie te mire me Lewis dhe nuk do bej asgje per te shkaterruar gjithcka tani ne fund”, thsksoi piloti i kokekuqes.