Analiza 6 mujore e Policise Antidroga sektori pararoje
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka ardhur në analizën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2012 me zbulueshmërinë 86.5 përqind të ngjarjeve kriminale të ndodhura. Për këtë periudhë janë regjistruar 3972 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 3437.
Për ngjarjet janë implikuar 3762 autorë, prej të cilëve, 786 janë arrestuar dhe ndaluar, 2726 janë proçeduar në gjendje të lirë dhe 250 te shpallur ne kerkim.
Sektorët pararojë të policisë së Tiranës kanë qenë antidroga, duke sekuestruar 3 herë me shumë Heroinë, 4 herë më shumë Kokainë dhe 2 herë më shumë Cannabis Sattiva se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Hetimi i aseteve kriminale ku vetëm për llogari të Ligjit Antimafia janë verifikuar 153 shtetas, ndërsa në 15 raste materialet i janë referuar Prokuorisë së Krimeve të rënda për hetimin pasuror.
Zbulimi i ngjarjeve të vjetra, ku janë rifilluar dhe dokumentuar 150 krime të tilla ose 119 më shumë se viti i kaluar.
Një aspekt mjaft i rëndësishëm i punës së policisë së Tiranë në 6mujorin e parë të vitit ka qenë edhe parandalimi i ngjarjeve kriminale. Nga sektori i dhunës në Familje janë trajtuar 233 kërkesë padi për mbrojtje.
Ndërsa në sallën operative të Policisë kanë mbërritur 10696 telefonata sinjalizuese, nga të cilat 90.2 përqind kanë rezultuar të sakta. Ndërsa gjatë kontrolleve të territorit, janë kapur 147 persona me armë pa leje, nga 96 të kapur për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pasi vlerësoi situatën e rendit dhe sigurisë në Tiranë, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka kërkoi angazhim maksimal në evidentimin e ngjarjeve kriminale, njëlloj sikundër vjedhjet e pronës edhe krimet e rënda.
Pritshmëritë deri në mbylljen e vitit 2012 vlerësohen më të mëdha për zbulimin e krimeve të vrasjeve, ku nga 11 të ndodhura në 6-mujorin e parë janë zbuluar vetëm 5. Si edhe përsa i përket masave të qarkullimit rrugor për parandalimin e aksidenteve të rënda, të cilat ndonëse 60 më pak në numër për këtë vit, kanë shënuar 3 të vdekur më shumë.