E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i 21 janarit shtyhet ne shtator

Është zhvilluar edhe séance e fundit për këtë sezon e gjyqit të 21 janarit. Shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-shefit të gardës Ndrea Prendit shoferit të tij margarita Kumes dhe gardistit Agim Llupo do të nisë në vjeshtë. Gjatë seancës së sotme ka vijuar pyetja e dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria.  Ilir Duraku, Përparim Pashukaj dhe Renis Tahiri 3 gardistët e pyetur nga gjykata gjatë dëshmive të tyre kanë deklaruar se protestuesit I kishin kërcënuar me jetë nëse ndërhynin për ti penguar protestuesit që donin të futeshin Brenda kryeministrisë. Sipas dëshmive të gardistëve një pjesë e protestuesve ishin të dehur, një pjese e tyre ishin të zhveshur ndërsa të gjithë ishin të pajisur me sende të forta më të cilat godisnin efektivët e gardës dhe policisë, ku këta të fundit janë plagosur. Gjyqi do të rifillojë më 12 shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›