E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni Bashkia e Tiranes shembull i zhvillimit pertej lokales

Bashkia e Tiranës me projektet për një kryeqytet modern ka treguar se përmes bashkëpunimit mund të shkohet përtej zhvillimit lokal. Këtë shembull ka prezantuar zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni përpara krerëve të institucioneve të ndryshme vendase dhe të huaja të mbledhur për të diskutuar rreth zhvillimit rajonal në vendin tonë në konferencën ndërkombëtare, e cila po mbahet në kuadër të Presidencës së Këshillit të Europës.

Zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni ka theksuar gjithashtu se vendi ynë po konsolidon reformat e ndërmarra për një qeverisje të vogël, transparente, dixhitale dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve.

Konferenca ndërkombëtare ”Statusi i Rajonalizimit në Shqipëri: Progresi dhe Sfidat” do të shërbejë për të zhvilluar instrumentat që do të ndihmojnë në zbatimin e praktikave më të mira në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›