Analiza, Berisha: Tregues i ri i kompetivitetit
TIRANË- Analizë e punës së ministrive dhe institucioneve apo agjensive në bazë të treguesit të ri global të kompetivitetit. Kreu i qeverisë në mbledhjen e sotme të kabinetit ka deklaruar se në bazë të studimit të fundit secili ministër do të shohë analizën e punës së dikasterit që drejton.
Treguesi i ri i kompetivitetit që llogaritet duke vlerësuar gjithë veprimtaritë që ju mbuloni zotërinj ministra. Ka 12 shtylla, është tregues që bazohet në një sërë treguesish të tjerë. Aty janë treguesit e agjencive që ju mbuloni, fushat janë të palëvizshme. Ndalem këtu se është e rëndësishme që ne në dritën e kësaj analize të analizojmë punën tonë, secila ministri, agjenci- tha ai.
Sipas tij, në analizën e tij sipas sektorëve ministrat do gjejnë të dhëna që janë tejkaluar dhe kjo është në meritën e reformave, por do gjejnë të tjera ndaj të cilave duhet të mbahen qëndrimet agresive për ti ndryshuar.
Ai ka theksuar se raporti e rendit vendit toine ne 10 vendet me barren me te vogel shteterore, ne raportin qeveri-biznes, qeveri-ekonomi dhe kjo eshte shume shpresedhenese.